Gjendet trupi i pa jetë i qytetarës serbe Petkoviç, Sveçla ngushëllon familjen

0 minutes, 36 seconds Read

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot shoqata e Kosovës për kërkim dhe shpëtim, zhtytësit e klubit Trepça, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent bashkë me banorët kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë të qytetares J.Petrovic 49 vjeçare.

Sveçla thotë se Petrovic dyshohet se kishte rënë në lumin Ibër para dy ditësh.

Ministri i Brendshëm ka shprehur ngushëllime për familjen Petrovic dhe ka falendëruar të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e personit të zhdukur.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë procedurat tjera lidhur me rastin.

Publikime te ngjashme