Tifozët Boshnjak brohorasin në Sarajevë: “Volimte Kosove – të duam Kosovë” (Video)

1 minute, 13 seconds Read

Për kundër faktit se shteti i Bosnjes dhe Hercegovinës zyrtarisht nuk e njeh Kosovën, qytetarët e këtij vendi, e që janë edhe shumicë, ata boshnjak, kanë simpati për Kosovën. Në një video që po qarkullon nga disa tifoz të një klubi boshnjak, të cilët kanë marshuar në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë, e ku thirrjet e tyre pro Kosovës kanë revoltuar fqinjët e tyre serb. Ata gjatë festës dëgjohën duke brohoritur me parullat “Volimte Kosove – të duam Kosovë”, siç edhe mund të shihet nga videoja e më poshtme.

Edhe vitin e kaluar pat bërë jehonë të madhe mesazhi që dhanë tifozët e Bosnjë-Hercegovinës në përkrahje të pavarësisë së Kosovës. Ata në qytetin  Tuzlla, në prag të ndeshjes së hendbollit mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, kanë shfaqur shfaqur transparentin “Mirë se vini lojtarë të Kosovës së PAVARUR”.

Ky transparent është shfaqur nga tifo-grupi zyrtar i Bosnjë-Hercegovinës, BH Fanaticos. Derisa po intonohej himni i Kosovës, u shfaq mesazhi i fuqishëm i tifozëve boshnjakë. BH Fanaticos ka fituar shumë simpati te shqiptarët për mesazhin e shfaqur. Por serbët në Bosnjë-Hercegovinë kanë reaguar menjëherë. Mediat e serbëve të Bosnjë-Hercegovinës patën reaguar ashpër me t’u shfaqur ai mesazh.

Publikime te ngjashme