Motoristët provokator serb arrijnë në Jarinje, Policia e Kosovës ua ndalon hyrjen

0 minutes, 42 seconds Read

Më herët u raportua se një grup motoristësh serbë janë nisur drejt Kosovës, teksa Njësia Speciale është mobilizuar, duke shtuar prezencën në veri të vendit.

Indeksonline raporton se këta motoristë kanë arritur në pikën kufitare të Jarinjes.

Ata janë mbledhur pranë pikës kufitare, teksa Policia është duke e mibkëqyrur situatën.

Më herët, Policia njoftoi zyrtarisht se nuk do të lejojë hyrjen e tyre në Kosovë.

“Kemi informata që disa motoristë serb janë nis drejt Kosovës. Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së sigurisë ka marrë vendim që atyre të iu ndaloj hyrjen në Kosovë. Kjo duke pas parasysh se mund të shkaktojnë destabilizim.  Policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, tha zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani./Indeksonline/

Publikime te ngjashme