Fushat e Bakhmutit të mbushura me kufoma të ushtarëve ruse, disa ende të gjallë zvarriteshin për t’iu shpëtuar sulmeve

1 minute, 2 seconds Read

Se luftimet janë të ashpra në Bakhmut e dëshmon më së miri kjo video.

Fushat e Bakhmutit si duket janë mbushur me kufoma të ushtarëve rusë, sipas pamjeve të shpërndara në rrjetin social Twitter.

Në këto fusha, gjithashtu kishte edhe ushtarë të gjallë të cilët po zvarriteshin në përpjekje për të gjetur strehë nga sulmet e artilerisë.

https://twitter.com/parrot_soldier/status/1654392833862774784

Ukraina me ngulm po lufton që ta mbajë nën kontroll këtë qytet, derisa forcat ruse janë përpjekur me muaj për ta pushtuar.

Siç është raportuar deri më tani, luftimet më të përgjakshme mes Rusisë dhe Ukrainës janë zhvilluar në Bakhmut.

Ukraina, prej kohësh ka paralajmëruar se mund të nisë një kundërofensivë në këtë qytet, dhe se tanimë janë pothuajse gati, nga ku edhe prisnin furnizimet nga Perëndimi.

Në anën tjetër, një krizë ka plasur mes Rusisë dhe grupit mercenar Wagner të cilët luftojnë për ushtrinë ruse në Bakhmut, dhe kanë pasur një rol kyç në këto luftime.

Kreu i tyre, Yvgeny Prigozhin tha se do të tërhiqte trupat e tij në rast se Rusia nuk e furnizon me municione./Telegrafi

Publikime te ngjashme