“Më mirë lexo…”: Von Cramon ia kthen Bashës, ky i fundit rikthehet edhe më rëndë

0 minutes, 51 seconds Read

Një përplasje mes deputetit Dimal Basha nga partia politike Vetëvendosje dhe Viola von Cramon, raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën ka ndodhur në Twitter pas zhvillimeve të fundit në komunat veriore. Reagimi i eurodeputetes erdhi pas një postimi të deputetit Basha, i cili akuzonte Von Cramon “për ofendim të policëve kosovarë dhe shfaqje të një mentaliteti imperialist.”

Në përgjigje të akuzave të Bashës, Viola von Cramon është kundërpërgjigjur në Twitter, duke e këshilluar deputetin të zgjerojë këndvështrimin e tij. Ajo i kërkoi atij që të marrë parasysh deklaratën e lëshuar bashkërisht nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Më mirë të lexoni se çfarë thotë pjesa tjetër e botës në vend që të më sulmoni mua. Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë”, – shkroi Cramon.

Publikime te ngjashme