Forcat ukrainse vendosin mina në hekurudhën ruse, momenti kur treni shpërthen në flakë

0 minutes, 44 seconds Read

Rreth 60 kilometra nga kufiri me Ukrainën, një tren mallrash doli nga shinat në Ukrainë dhe shpërtheu në flakë. Mësohet se forcat ukrainase vendosën mina në hekurudhën ruse midis Bryansk dhe qytetit të Unecha.

Dailymail ka siguruar video kur treni i mallrave, që transportonte naftë dhe materiale ndërtimi, doli nga shinat dhe shpërtheu në flakë pasi një pajisje shpërthyese plasi në shinat hekurudhore në rajonin Bryansk, që ndodhet vetëm 37 milje nga kufiri ukrainas. Videoja e marrë pak pas sulmit tregon disa vagona të shkatërruara të djegura dhe të shtrirë në anën e tyre, me tym të errët që ngrihet në ajër.

Guvernatori i rajonit të Leningradit të Rusisë pranë Shën Petersburg njoftoi se një linjë elektrike ishte hedhur në erë gjatë natës dhe një pajisje shpërthyese u gjet pranë një linje të dytë.

Publikime te ngjashme