Forcat speciale të Ukrainës sulmojnë tanket dhe mjetet e tjera luftarake ruse, publikohen pamjet nga aksioni

1 minute, 9 seconds Read

Forcat speciale për operacione të veçanta (SSO) që operojnë në kuadër të ushtrisë ukrainase, përmes një postimi në Telegram kanë njoftuar se kanë eliminuar 25 pjesëtarë të forcave pushtuese si dhe gjashtë pajisje të ndryshme, që janë pjesë e makinerisë luftarake të rusëve.

“25 pushtues dhe 6 pjesë të pajisjeve të shkatërruara janë rezultat i punës së njërës prej njësive të SSO-së”, thuhet përbri videos së publikuar.

Në video shihen dronët duke sulmuar ushtarët rusë, disa prej të cilëve tentonin të mbroheshin në momentet e fundit të jetës.

Aty gjithashtu shihet momenti kur droni i mbushur me lëndë shpërthyese që shfrytëzohet për sulme kamikazë, godet pajisjet ushtarake të rusëve.

Ukrainasit arritën të asgjësojnë dy tanke dhe mjete tjera luftarake TOS-1A Solntsepyook, e sipas ukrainasve vlera e një tanku të shkatërruar shkon në miliona dollarë.

Publikime te ngjashme