Gjatë ditës së sotme do të organizohet ceremonia zyrtare për përurimin e segmentit rrugor që lidh qytetin e Vushtrrisë me kryeqytetin.
Akti i prerjes së shiritit është paraparë të zhvillohet në fshatin Gojbulë, pikërisht në pikën hyrëse të pjesës së zgjeruar të kësaj rruge nacionale.
Reklamë
Ky projekt shënon një arritje jetike në modernizimin e infrastrukturës që lidh dy qytetet, duke garantuar lëvizje më të shpejtë dhe lidhshmëri më cilësore./lajmishqip.net
