Reagimi i parë i Kishës Fashiste Serbe ndaj planit evropian: I papranueshëm, Kosova trajtohet si shtet

1 minute, 57 seconds Read

Reagimi i parë i Kishës Ortodokse Serbe ndaj planit evropian: I papranueshëm, Kosova trajtohet si shtet Mitropoliti i Malit të Zi dhe Litorales, Joanikije tha sot se propozimi franko-gjerman për Kosovën është i papranueshëm nëse definohet si kornizë për negociatat e mëtejshme për statusin, sepse e trajton Kosovën si shtet të pavarur.

“Ajo marrëveshje nuk është nënshkruar nga Serbia. Mirëpo, nëse teksti i marrëveshjes definohet si kornizë për negociata të mëtutjeshme dhe në të Kosova trajtohet si shtet i pavarur, atëherë është krejtësisht e papranueshme”, ka thënë Joanikije.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Ohër, ku do të diskutohet për planin franko-gjerman për Kosovën, deklaroi se e shtuna “nuk është ditë fatale”.

“Të gjithë ata që organizojnë protestat shpresojnë se unë do të firmos sikur të isha unë ai që bënte planin. E vetmja gjë që u intereson është që të kenë mundësi të më kërkojnë kokën në një pjatë”, tha Vuçiq dhe shtoi se do të përpiqet të bëjë atë që është më e mira për Serbinë.Advertisement

Ai tha se çështja është të vazhdojmë të punojmë për normalizimin e marrëdhënieve, por edhe të qëndrojmë në vijën tonë të kuqe dhe të mos heqim dorë kurrë prej saj.

“Kur përfaqësuesit e opozitës pyetën nëse kam thënë para Macron se kemi vija të kuqe, Lajçak u tha atyre se unë e kam thënë këtë. Të gjithëve u është thënë kjo dhe asnjëri prej tyre nuk ka mundur të thotë se nuk ka dëgjuar”, tha Vuçiq.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që t’i besojnë lidershipit të tyre.

“Unë e di se çfarë po bëj. Unë kurrë nuk do të bëj asgjë fshehurazi. Asnjë fjalë e vetme nuk është fshehur dhe nuk do të fshihet”, tha ai.

“Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe për të ecur drejt normalizimit. Do të mbroj interesat jetike shtetërore dhe kombëtare”, tha Vuçiq.

Publikime te ngjashme