Shifrat alarmante që zbulohen nga Ymeri, tonazhe me mish gjedhi nga Serbia po futen në Kosovë

0 minutes, 40 seconds Read

Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se Kosova ka importuar nga Serbia afër gjysmë milioni kilogramë mish gjedhi brenda vetëm gjashtë muajve të fundit.

Reagimi i saj i plotë publik:

Design Plus Carousel Ad

“Nga interesimi juaj i madh për të marrë informata mbi mbarëvajtjen e prodhimit vendor, rezulton se kemi importuar nga Serbia afër gjysmë milioni kilogramë mish gjedhi brenda vetëm gjashtë muajve.

Pra, po flasim për gjysmë milioni kilogramë, të importuara gjatë vetëm një gjysmë viti.

Çfarë saktësisht?! Mish gjedhi plotësisht i freskët.

Megjithatë, përkundër kësaj sasia gjigante mishi që vjen nga armiku, ministri Sveçla po vazhdon të bëjë namin me pretendimet për mbrojtjen e vendit nga serbët.” /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme