Ekskluzive: Skandali me lejet e qëndrimit në MPB, arrestohen tri zyrtare kosovare dhe një shtetas i huaj

1 minute, 26 seconds Read

Policia e Kosovës ka publikuar detaje të reja lidhur me aksionin e gjerë të kontrollit të realizuar në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim (DShAM), nën dyshimet e bazuara për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme nga zyrtarë të këtij institucioni.

Përmes një njoftimi zyrtar, organi i rendit bën me dije se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar dëshmi dhe prova relevante materialisht të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me hetimin e rastit.

Design Plus Carousel Ad

“Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar dy zyrtare të DShAM-së: G.J. (e lindur më 1975, shtetase e Kosovës) dhe F.Sh. (e lindit më 1979, shtetase e Kosovës). Po ashtu, në cilësinë e të dyshuarit është pranishëm edhe D.K. (i lindur më 1988, mashkull, shtetas i huaj). Ndërkaq, si e dyshuar tjetër është intervistuar edhe E.Q. (e lindur më 1972, shtetase e Kosovës)”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Të gjithë personat e lartcekur dyshohen se në bashkëpunim të ngushtë kanë lëshuar jashtëligjshëm leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumente zyrtare dhe duke përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Për këtë arsye, ndaj të dyshuarave është iniciuar rasti hetimor për veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Dhënie e ryshfetit”.

Më vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit e parë janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarës E.Q. procedura do të vazhdojë në gjendje të lirë. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme