E thonë ekspertët: Ankthi kurohet në tavolinë! Ja ushqimet që duhet të përdorni

1 minute, 15 seconds Read

Kohët e fundit, shumë individë po vuajnë nga ankthi.

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, një regjim ushqimor i balancuar mund të ndihmojë shumë në rikthimin e ekuilibrave hormonalë por edhe sheqerit në gjak, gjë që kontribuon në mirëqenien tonë emocionale.

Disa nga ushqimet që ndihmojnë për të parandaluar ankthin janë:

Turshitë

Ushqimet e fermentuara në kushtet e shtëpisë, siç janë lakra turshi, kosi, kefiri apo kastravecat turshi ndikojnë në uljen e niveleve të ankthit.

Studime të shumta zbuluan se ushqimet e fermentuara të pasura me probiotikë ulin nivelet e ankthit.

E thonë ekspertët: Ankthi kurohet në tavolinë! Ja ushqimet

Uji

Dehidratimi ndikojnë direkt tek humori, thotë një studim i publikuar në gusht të vitit 2018.

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të sigurohen të pinë mjaftueshëm ujë që të shmangin dehidratimin dhe më pas nivelet e rritura të ankthit.

E thonë ekspertët: Ankthi kurohet në tavolinë! Ja ushqimet

Peshku

Salmoni i egër, skumbria, trofta dhe sardelet janë shumë të pasura me zink, një ushqyes shumë i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga ankthi.

Për më tepër, ato ofrojnë acide yndyrore Omega-3, të cilat luajnë një rol jetësor për shëndetin e trurit.

Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga ankthi duhet të konsumojnë dy racione peshk në javë.

E thonë ekspertët: Ankthi kurohet në tavolinë! Ja ushqimet

Duhet të bëni kujdes me anashkalimin e vakteve pasi sheqernat në gjak do të bien dhe si pasoj niveli i ankthit do të rritet.

Ekspertët këshillojnë që vaktet të konsumohen rregullisht dhe fokusi të jetë tek ushqyerja e shëndetshme.

Publikime te ngjashme