Dy të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë para gjykatës, dalin pamjet nga seanca

0 minutes, 31 seconds Read

Dy të dyshuarit për grabitjen që ka ndodhur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë kanë dalë para Gjykatës së Prizrenit një ditë pas arrestimit të tyre.

Prokuroria e Prizrenit po i ngarkon me veprën penale – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për dy të dyshuarit.

KALLXO.com merr vesh se të pandehurit janë A.B. dhe F.T. Ata janë arrestuar në lidhje me grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës më 22.11.2023.

Fotografia më poshtë është shkrepur nga KALLXO.com:

 

Publikime te ngjashme