Bora shkakton kaos në Prishtinë, vetura rrëshqet dhe godet një tjetër – rrezikohen edhe këmbësorët

0 minutes, 53 seconds Read

Qarkullimi në rrugët e kryeqytetit është vështirësuar mjaft shumë si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të borës.

Faqja “Prishtina” në Facebook ka publikuar një video nga një rrugë e lagjes “Mati1” në kryeqytet ku shihet një veturë teksa rrëshqet në rrugën e mbuluar nga bora.

Për pasojë rrezikohen edhe disa këmbësorë që shihen duke kaluar aty afër, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama  pak më parë ka thënë po punohet pa ndërprerë për të pastruar rrugët, teksa edhe ka bërë apel për kujdes.

“Të dashur qytetarë. Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht”.

“Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë”, ka shkruar Rama.

Publikime te ngjashme