Hovenier i tronditur për shpërthimet në veri, autorët të dalin para drejtësisë

0 minutes, 27 seconds Read

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të vendit, për të cilat u shpreh i tronditur.

Hovenier tha se i dënon këto akte dhune, teksa u bëri thirrje “autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”.

Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, mjeti shpërthyes ishte një granatë dore ushtarake serbe.

Publikime te ngjashme