Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar gjatë së martës një fotografi me ish presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe ish gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.
Osmani krahas fotos ka shkruar “Dy heronj, një histori, Kosova në mes”.
Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka takuar edhe liderë tjerë ndërkombëtarë dhe gjithashtu edhe shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në New York.