Detaje të reja nga bastisja e Speciales në Prishtinë: Vëllai i dëshmorëve është brenda banesës, nuk i lejohet kontakti me familje

0 minutes, 57 seconds Read

Pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Bastisja po ndodh në banesën e familjarëve të heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu.

Lidhur me këtë ka folur nipi i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu.

Ai ka thënë se bastisja që ka filluar sot në mëngjes është duke vazhduar ende.

“Para rreth një ore e kam kontaktuar avokatin Artan Qerkini dhe më ka njoftuar se është duke u bastisur banesa e heronjve Bahri e Fahri Fazliu ku jeton vëllau i tyre, Fadil Fazliu. Arsyeja ende nuk dihet pse dhe po presim kur të dalin. Bastisja ka filluar sipas avoktatit në 07:00 të mëngjesit. Unë nuk jam lejuar, e as gazetarët.”, tha Fazliu.

Më tutje nipi i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu thotë se askush nuk është lejuar të hyjë brenda banesës, as ndonjë familjar apo gazetar.

“Brenda gjendet Fadili, Bahria, Gëzimi, Majlinda ka qenë, është lejuar me dalë sepse është në punë dhe të tjerët janë të mbyllur në banesë. Telefonat i kanë të gjithë të mbyllur. Po presim.”, tha Fazliu.

Publikime te ngjashme