Fushatë për njohje në këmbim të Asociacionit, oferta amerikane në pritje

4 minutes, 38 seconds Read

Deri tani, asgjë nuk i ka bindur Spanjën, Greqinë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Qipron, për ta njohur Kosovën. As marrëveshja bazë për normalizim me Serbinë. Diplomati amerikan Gabriel Escobar, gjatë verës, ka ofertuar një fushatë globale për njohje, në këmbim të themelimit të Asociacionit. Sipas profesorit amerikan Daniel Serwer, Asociacioni nuk është arsye pesëshja BE-së nuk e pranon Kosovën. Kryeministri Kurti flet për një “atmosferë të mirë” me këto shtete jonjohëse, ndonëse asnjëra nga to, madje as Greqia, nuk jep shenjë se qëndrimi kundër mund të ndryshojë.

Në panelin e djeshëm në Bled, ku pjesëmarrës ishin kryeministrat e Ballkanit Perëndimor flitej për anëtarësimin e shteteve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Derisa secili kryeministër fliste për sfidat e veta për t’u bërë pjesë e BE-së, Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, në fjalën e saj, hyri në “terrenin” e Kosovës, duke thënë se dyshonte që Kosova e panjohur nga pesëshja, mund të bëhet pjesë e BE-së.

Kryeministri Albin Kurti kur u pyet nga moderuesi i diskutimit për pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, tha se në marrëdhëniet me to “atmosfera është më e mirë” se në të kaluarën. Ai tha se po punojnë me shtetet respektive në mënyrë bilaterale, diplomatike, por edhe përmes Brukselit.

“Ka ca hapa të vegjël, konkretë, shpresoj të ndërrojnë qëndrimin e tyre”, tha Kurti.

Çështja e mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së u rikthye në Bled të Sllovenisë, megjithëse ajo herë pas here gjendet në margjinat e diskutimeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Para disa muajsh, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajcak, ka takuar një nga një kryediplomatët e pesë shteteve jonjohëse. Kjo ndodhi në kohën kur raportohej se Kryeministri Kurti kishte kushtëzuar pranimin e marrëveshjes me Serbinë, me një garancë për sigurimin e njohjes së pesë shteteve të BE-së. Marrëveshja bazë për normalizim u pranua në shkurt, pastaj aneksi i saj në mars, por, zyrtarisht, nuk ka pasur asnjë lëvizje nga qëndrimi i pesëshes që nuk e pranon Kosovën shtet.

Profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se mënyra më efektive për t’i siguruar njohjet është bashkëpunimi me secilën nga to.

“Duke punuar me secilën nga to, për ta kuptuar pse ato nuk e njohin Kosovën dhe duke bashkëpunuar me to për të hequr çfarëdo pengese që ekziston. Dyshoj se Asociacioni është pengesa kryesore për ndonjërën nga to”, tha Serwer për Gazetën Express.

Por, një mënyrë për ta marrë njohjen nga pesëshja përbrenda BE-së, e kanë ofruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes emisarit Gabriel Escobar. Ai në korrik ka thënë se nëse zbatohet marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht nëse themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, atëherë do t’u hapej rruga për një “kampanjë globale” për njohjen e Kosovës.

“Marrëveshja e Ohrit na ofron neve mundësinë më të madhe në 15 vjetët e fundit që të bashkëpunojmë me Qeverinë e Kosovës që të niset, jo vetëm një fushatë evropiane e eve, por një fushatë globale e eve. Shumica e shteteve do të dëshironin ta shihnin gatishmërinë e Kosovës që ta përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes [së Ohrit], që është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kjo është njëra prej arsyeve pse e kam shtyrë Qeverinë e Kosovës që ta çojë përpara këtë gjë – me mbështetjen amerikane – përmes një rruge që Asociacioni të mos e rrezikojë kushtetutën, apo strukturën ligjore, që të mund të nisim këtë vit fushatën e eve. Deri më tani nuk e kam marrë atë zotim prej Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Escobar.

Profesori amerikan, i pyetur për mënyrë që e ka ofruar SHBA-ja, ka treguar mëdyshje nëse kjo do të ishte më efektivja për t’ia siguruar et Kosovës.

“Përveç periudhës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë, SHBA-ja ka qenë joefektive në rritjen e eve për Kosovës, dhe me aq sa di unë, pesëshja mosnjohëse e BE-së nuk kanë thënë që do ta njohin Kosovës me themelimin e Asociacionit”, thotë Serwer.

Në pikëpamjen e ish-diplomatit amerikan, Kosova nuk duhet ta themelojë Asociacionin, pa e marrë njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.

“Asociacioni nuk duhet të themelohet pa njohjen serbe, dhe pastaj të bëhet vetëm në një mënyrë që është në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Kjo do ta bënte të qartë që Asociacioni nuk është një sfidë për sovranitetin e Kosovës”.

Raportet e Kosovës me vendet jonjohëse dallojnë prej shtetit në shtet. Derisa Spanja është më strikte në pozicionin e saj mohues ndaj Kosovës, Greqia nga ana tjetër është një prej shteteve me raportet më aktive me Kosovën.

Kryeministri Kurti viziton disa herë gjatë vitit Greqinë, ndërsa ka vizita bilaterale të niveleve të tjera udhëheqëse. Javën e kaluar ai pati takim bilateral me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis./Express

Publikime te ngjashme