“Cili është Isa Mustafa i vërtetë?”/ Haziri reagon fuqishëm: Në Speciale është i dyshuari kryesor për vrasjen e Xhemail Mustafës

2 minutes, 35 seconds Read

“Cili është Isa Mustafa i vërtetë?”/ Haziri reagon fuqishëm: Në Speciale është i dyshuari kryesor për vrasjen e Xhemail Mustafës 

Foto ilustrim nga “Bota sot”Haziri: Në Gjykatën e Hagës gjendet i dyshuari kryesor për vrasjen e Xhemail Mustafës“Andaj nuk e di kur ka qenë i vërtetë z. Mustafa, atëherë kur kërkonte zbardhjen e vrasjeve politike, apo tani kur jep mbështetje një proteste që ka për qëllim ndërhyrje në drejtësi”.

Të dielën në Kosovë do të mbahet “Marshi për Drejtësi”, marsh ky në përkrahje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e të tjerëve, të cilët, nga Gjykata Speciale akuzohen edhe për vrasjen e shqiptarëve, anëtarë të LDK-së dhe bashkëpunëtor të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

E në mbështetje të këtij marshi, përveç disa partive dhe organizatave të ndryshme në Kosovë, sot ka dalë edhe ish kryetari iu LDK-së, Isa Mustafa, ani pse dikur ishte pikërisht Mustafa që i akuzonte për vrasjen e anëtarëve të LDK-së Thaçin, Veselin e strukturën e SHIK-ut.

““Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim! Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi! Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi”, ka shkruar Isa Mustafa në reagimin e tij në facebook.

Por kundër këtij marshi ka dalë analisti politik, Nexhat Haziri, sipas të cilit, ky marsh po organizohet më shumë për poenë politikë nga PDK-ja.

“Drejtësia nuk bëhet përmes rrugëve, protestave dhe marsheve, por përmes sistemit të drejtësisë, një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar nga politike, dhe mungesa e saj është rezultat i themelimit të Gjykatës Speciale, pra një domosdoshmëri. Marshi i të dielës, gjoja në emër të drejtësisë e thirrur nga PDK-ja dhe mbështetur nga të gjitha subjektet politike të ashtuquajtura “krahu u luftës”, është diçka që bëhet nga PDK-ja më shumë për poenë politik dhe për ta ngritur rajtingun e saj politik, se sa që ka ndonjë ndikim në punën e Gjykatës Speciale, e cila është gjykatë që është themeluar nga vet Kosova”, shprehet Haziri.

Siç thotë ai, ndërhyrja në drejtësi e dëmton rëndë imazhin e Kosovës.

Publikime te ngjashme