Çfarë ndodh nëse Shqipërinë e godet tani një tërmet i fortë? Ky raport i KLSH është shumë shqetësues!

1 minute, 14 seconds Read

Tërmeti i viti 2019 nxori si kurrë më parë në pah nevojën për të monitoruar aktivitetin sizmik në vend.

Nisur edhe nga ajo që ndodhi si në drejtim të jetëve të humbura, por edhe dëmeve të shumta materiale, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një kontroll për aktivitetin dhe situatën e Institutit të Gjeoshkencave.

Ky është institucioni përgjegjës  për monitorimin e tërmeteve në Shqipëri.

Po si është situata aty?

Raporti i KLSH ka të dhëna shqetësuese.

Stacioni sizmik ka problematika të rënda ndërsa godina në të cilën ndodhen pajisjet është në kushte aspak të mira.

Gjithashtu sipas KLSH, “Gjeoshkencat” nuk kanë as laborator për kryerjen e analizave të ndryshme dhe institucioni nuk ka inventarizuar bazën e vetë materiale.

Në gjithë jetën e vetë, rrjeti sizmologjik, që nga viti 1974 e deri më sot ka pasur si tërmet më të fortë atë të Durrësit në 2019.

Ai tërmet tregoi se infrastruktura që kemi  nuk është në nivelin e duhur. Duhen investime në teknologji”, thotë nëndrejtori i Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Dushi.

Ai paralajmëron aktivitet sizmik në vijim.

“Pjesa veriore e Adriatikut është aktive dhe ka tërmete mbi mesataren. Duhet të jemi në alert për të pasur një aktivitet sizmik në të ardhmen”, tha Dushi.

Sipas Akademisë së Shkencave një tërmet si ai i Durrësit në 2019 përsëritet një herë në 30 deri 40 vjet.

Publikime te ngjashme