Edhe pse Presidentja e Kryeministri kanë koeficientet më të larta, gjyqtarët e prokurorët edhe për 2 vite do të kenë pagat më të larta se ta!

Sot, pas nënshkrimit të presidentës, Ligji i Pagave është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të republikës së Kosovës. Ndonëse nuk dihet se sa do të jetë vlera e koeficientit, tashmë janë bërë të ditura koeficentet për secilën kategori të nëpunësve publik. Sipas Ligjit, nga funksionarët publik të nivelit qendror, koeficientin më të lartë do ta […]

Kurti thotë se gjuha e përdorur në propozimin franko – gjerman i jep qëndrueshmëri marrëveshjes së mundshme me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se propozimi evropian për një marrëveshje me Serbinë përfshinë koncepte universale që e bëjnë marrëveshjen të qëndrueshme, por që sipas tij, Beogradi nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm ta pranojë. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës rithekson se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë […]

Zbulohet plani i Vuçiqit nga viti 2006 për destabilizimin e Malit të Zi, ja çfarë thoshte aso kohe presidenti serb

Tetë ditë pas referendumit, në vitin 2006, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV Elmag pati thënë se do të punojë për “krijimin e një shteti të përbashkët përsëri pas 10 apo 20 vjetësh”. E kishte fjalën për ribashkimin e Serbisë me Malin e Zi, pasi që ky i fundit e […]

Sveçla i thotë Peach-it se Kosova u sfidua vazhdimisht nga faktorë të jashtëm, por ja ka dal manë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar sot Stuart Peach, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Sveçla e ka njoftuar atë se Kosova është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit. “Kisha nderin e veçantë që të pres sot në […]

Bastisje lidhur me rastin e vrasjes në “Kobra City”, gjendet një granatë dore dhe disa fishekë

Drejtoria e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës dhe Policia e Prizrenit gjatë ditës së sotme kanë bastisur edhe tre lokacione të tjera lidhur me rastin e vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi në një lokal në Prizren. Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi ka deklaruar se gjatë bastisjes janë gjetur një granatë […]

Ukraina refuzon armëpushimin e Putinit: Vetëm kur ikni nga këtu ka armëpushim

Mykhailo Podolyak, një zyrtar i afërt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë thirrjet e presidentit rus, Vladimir Putin për armëpushim të përkohshëm për të shënuar Krishtlindjet Ortodokse. “E para, Ukraina nuk e ka sulmuar një territori të jashtëm dhe nuk vret civilë, sikurse Federata Ruse. Ukraina shkatërron vetëm anëtarë të ushtrisë okupatore në […]

“Khuu, ruju haver”, dalin pamje nga gara në autostradë, njëra makinë përplaset në rrethoja (Video)

Portali “Indeksonline” ka publikuar një video ku shihen disa vetura duke garuar. Siç shihet në video, veturat ishin duke lëvizur me shpejtësi të madhe, gjë që bëhet shkak që të ndodh një aksident. Sipas këtij portali, ngjarja ka ndodhur në autostradë, mirëpo nuk specifikohet. “Khuu, ruju haver”, janë fjalët e një personi që dëgjohet në […]

Gruri, buka, nafta, peleti… a po zbriten çmimet! Ja çfarë po paralajmërohet për pranverë?!

Viti 2022 u karakterizua me ngritje të lartë të çmimeve në të gjitha produktet. Kjo rritje e çmimeve ishte e papërballueshme për shumë familje kosovare, sidomos kur çmimet “fluturuan” në produktet bazike ushqimore. Inflacioni në muajin nëntor të 2022-tes shkoi në 11.6. Lojë me çmime u vërejt edhe në prag të festave të fundvitit. Por […]

Philips thotë që Kosova ta bëjë Asociacion vetëm nëse bëhet edhe në Luginë, s’ka paqe pa njohje reciproke!

Profesori amerikan David L. Philips i cili punon në Universitetin prestigjioz të Kolumbias thotë se s’mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse s’arrihet një marrëveshje me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Philips thotë se nëse BE-ja s’dëshiron apo s’është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë, atëherë SHBA-ja duhet të aktivizojë […]