Edhe pse Presidentja e Kryeministri kanë koeficientet më të larta, gjyqtarët e prokurorët edhe për 2 vite do të kenë pagat më të larta se ta!

2 minutes, 39 seconds Read

Sot, pas nënshkrimit të presidentës, Ligji i Pagave është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të republikës së Kosovës.

Ndonëse nuk dihet se sa do të jetë vlera e koeficientit, tashmë janë bërë të ditura koeficentet për secilën kategori të nëpunësve publik. Sipas Ligjit, nga funksionarët publik të nivelit qendror, koeficientin më të lartë do ta ketë presidentja e vendit, konkretisht 18 ndërsa pas saj vjen  Kryetari/ja e Gjykatës Kushtetuese, me koeficent 17.5 e që pasohet nga kryetari i Kuvendit dhe kryeministri që do ta kenë koeficientin 17. Në bazë të supozimeve dhe paralajmrimëve nga qeveria, pretendohet se një (1) koeficiont do të jetë 120 euro, me çka presidentja do ta kishte pagen 1869 euro neto, ndërsa kryeministri i vendit 1766.40 euro. Por përkundër kundershtimeve të ligjit, që kryesisht kanë ardhur nga sistemi gjyqësor, gjyqtarët dhe prokurorët do të vazhdojnë edhe për dy vite të marrin pagat më të larta në Kosovë, gjegjësisht më të larta sesa udheheqësit kryesor të shtetit, pikërisht këtë do të ja mundësoj neni 41 i Ligjit për Pagat ku thuhet:

1. Nëse një zyrtar/e publik/e apo funksionar/e publik/e, para hyrjes në fuqi të këtij ligji përfitonte pagë që është më e madhe se paga e plotë e parashikuar me këtë ligj, ajo/ai do të përfitojë pagën e re sipas dispozitave të këtij ligji dhe shtesën tranzitore të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë

“Të punësuarat/it, zyrtarja/i publik/e apo funksionarja/i publik/e, në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, do të përfitojë pagën e re në:

2.1. 100% të shtesës tranzitore të posaçme, sipas paragrafit 1, gjatë vitit të parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

2.3. 50 % të shtesës tranzitore të posaçme, sipas paragrafit 1, gjatë vitit të dytë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Aktualisht një gjyqtar apo prokuror në Gjykatat apo Prokuroritë Themelore në departamentet të përgjithshme merr pagë rreth 2000 euro në muaj, ndërsa gjyqtarët apo prokurorët që punojnë në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave apo Prokurorive Themelore marrin paga rreth 2400 euro. Pra gjyqtarët e prokurorët e Kosovës edhe për një vit do të vazhdojnë të marrin paga rreth 500 euro më të larta se presidentja e vendit e mbi 600 euro më të mëdha sesa kryeministri i Kosovës, ndërsa edhe vitin e dytë do të marrin 50% të shtesës, e që i bie që edhe vitin e dytë pas hyrjës në fuqi të ligjit, gjyqtarët dhe prokurorët aktual, e të cilët janë rreth 700 në gjithë Kosovën, do vazhdojnë të marrin paga aq sa kryministri e presidentja e Kosovës. Kjo vlen për gjyqtar e prokurorë te niveleve më të ulta, ndërsa prokuorët e prokurorisë speciale, gjykatësit e gjykatës supreme e ata të gjykatës kushtetuese do të vazhdojnë të marrin paga edhe për 2 vite që shkojnë nga 2500 deri në 3000 euro. 

Publikime te ngjashme