Ukraina refuzon armëpushimin e Putinit: Vetëm kur ikni nga këtu ka armëpushim

0 minutes, 36 seconds Read

Mykhailo Podolyak, një zyrtar i afërt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë thirrjet e presidentit rus, Vladimir Putin për armëpushim të përkohshëm për të shënuar Krishtlindjet Ortodokse.

“E para, Ukraina nuk e ka sulmuar një territori të jashtëm dhe nuk vret civilë, sikurse Federata Ruse. Ukraina shkatërron vetëm anëtarë të ushtrisë okupatore në territorin e saj”, është shprehur Podolyak në Twitter.

“E dyta, Federata Ruse duhet të largohet nga territoret e okupuara, vetëm atëherë do të ketë “armëpushim të përkohshëm”. Mbajeni hipokrizin për vete”.

Kremlini më parë ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që të zbatojë një armëpushim prej 36 orëve.

Publikime te ngjashme