Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të mbështesë kërkesën eventuale të partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, që automatikisht do të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe këtë do të dëshmojnë përmes përkrahjes për vetëshkarkimin […]
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka komentuar deklaratat e shefit të tij për zgjedhje të parakohshme. Ai ka bërë me dije se tani pozita dhe opozita mund të fillojnë bisedimet për caktimin e datës për zgjedhje të reja. Në profilin e tij në “Facebook”, Zulfaj ka shkruar se sitna e pranverës dhe verës […]
Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur për veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Geci thotë se Kurti e dëmtoi vetën karshi ndërkombëtarëve por e shpëtoi Kosovën nga ndarja. Këto deklarata Geci i bëri pas kritikave të ashpra të ndërkombëtare ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me dinarin serb, por edhe çështjeve të tjera […]
Krerët institucionalë të Kosovës janë zotuar se do t`i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjeve së Brukselit dhe të Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora […]
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook sërish ka kritikuar qeverisjen aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Hoti shkruan se pas tri vitesh dështime, mashtrime e konfrontime, më në fund u dorëzuan. “Çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore dhe e kohës […]
Gerald Knaus nga European Stability Initiative ka thënë se Serbia duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës për arsye se edhe serbët e Kosovës përfitojnë, por edhe pse është pjesë e marrëveshjes. Bazuar në marrëveshjen e Ohrit, ai thotë se Serbia s’duhet të pengojë Kosovën dhe s’duhet ta bëjë këtë as përmes […]
Vuçiq të premten deklaroi se dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare. Pas kësaj deklaratë ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ajo në postimin e saj në “X”, shkruan se sigurisht që Serbia nuk do të […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë krenarë për arritjen e Qeverisë së tij në trevjetorin e qeverisjes. Duke shpalosur punën trevjeçare të tij si kryeministër, Kurti ka thënë se ka pasur punësim të të rinjve e formalizim të ekonomisë. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se falë mbështetjes së masave të ndërmarra nga […]
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se gjatë tri viteve të qeverisjes, Kosova është vendi me borxhin më të ulët publik në Evropë. Nga viti 2019 e deri më tani, Murati deklaroi se janë shtuar vende të reja të punës përmes projekteve dhe thirrjeve të ndryshme të Qeverisë, ndërsa borxhet nga bizneset janë ulur. […]
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Kosova meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës, por sipas tij, ka ende procese në të cilat duhet të kalohet. Guerot tha se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm për t’u bërë pjesë e Këshillit. Por, sipas ambasadorit francez, janë edhe disa hapa në të cilët […]
