xr:d:DAGB1ktFDtM:3,j:5606279868112297431,t:24040814

Cliff: Kurti po përpiqët të luftoj korrupsionin, të çkap instutucionet e shtetit nga PDK-ja! (Video)

3 minutes, 0 seconds Read

Gjatë një debati prlamentar në Parlamentin Britanik, deputetja Alicia Kearns e pyet Z. Ian Clif se a janë të arsyeshme kritikat që SHBA dhe BE po ja bëjnë Albin Kurtit duke mos e cilësuar atë si partner të besueshëm dhe se i njëjti sipas tyre po i bllokon proceset. Klif u përgjigj drejtë për drejtë duke thënë se Albin Kurti është një lider i matur dhe bashkëpunues por i njëjti i ka vu vetes prioritet luftimin e korrupsionit dhe çkapjen e institucioneve të pavaruara nga partitë paraprake në pushtet, e sidomos nga PDK-ja. Më poshte gjeni pyetjen e Znj. Alicia dhe përgjigjën e Zotit Cliff!

Allicia Kearns: “Z. Cliff ne degjojmë shumë kritika nga BE-ja dhe SHBA-ja por jo dukshem nga Britiania e madhe se Kurti është partner i pabesueshëm, Kurti nuk dëgjon, Kurti i bllokon proceset, a është kjo diçka paksa personale, këto parashikime? Sepse kur ti pyet për kuptimin e kësaj prishje raportesh e cila nuk është se është shperndarë, ata janë përpjekur shumë për të bërë këtë listë të gjatë, kështu që A mund të na tregoni se ku ndoshta janë prishur raportet mes qeverisë së Kosovës dhe BE-së e SHBA-së?“

Ian Cliff (Ish ambasador e Britanisë në Kosovë): Unë mendoj që SHBA-ja gjithmonë ka qenë paska me dyshime sa i përket Albin Kurtit. Ju e dini ishte ideja pas perudhës së pavarësisë që Kurti ishte në favor të bashkimit me Shqipërinë, pastaj ishte pershtypja se ai është socialist, ai nuk e do privatizimin. Shiko, unë mendoj se gjerat kanë ndryshuar shumë, ju keni të drejtë se gjithmonë e merr ketë mesazh nga amerikanet. Natyrisht amerikanet kishin rol instrumentalizues kur ai u zgjodh kryeministër për herë të parë, duke i bërë presion LDK-së që të terhiqej nga kualicioni qeveritar. Tek BE-ja unë mendoj se ka më shumë nuanca, por mendoj se Albin Kurti e portretizon vetën si një politikan bindës, i cili ndonjëherë më përpara zgjedh të jetë i drejtëpërdrejtë, siç e kemi rastin e situatës absudre ku kemi katër kryetar shqiptar në veri. Por mendoj se ne po fillojmë të shohim disa elemente tjera realiste të Albin Kurtit, posaqërisht referuar deklaratës së fundit të tij që ka të bëjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit. Ky vendim nga viti 2016 duhej implementohej, ai tashmë e ka bërë këtë, sepse tani ai thotë se jemi rrugës për tu anëtarësuar në Këshillin e Europës. Këto pra janë argumente të rrejshme sepse ju mudn të bëni marrëveshje me Albin Kurtin. Një nga arsyet se pse ne i japim shumë hapësirë atij është se ai me të vertetë po përpiqet ta luftoj korrupsionin dhe t’i jap fund kapjes së shtetit në mas të madhe nga PDK-ja, që ishte më herët, dhe quditërisht unë gjithmonë e kam vërejtur, madje edhe kur isha në Kosovë, se amerikanet, madje edhe gjeranet nuk kanë vërejtur mjaftueshëm, se si partitë tjera i kanë kapur institucionet të cilat supozohen të jenë të pavarura. Por ne e dijm se diçka dueht të bëjmë, mendoj se ne mund të punojmë me partnerët tanë që të kenë më shumë besim në udhëheqësinë e qeverisë së Kosovës.

Publikime te ngjashme