Kurti: Deklaratat e Vuçiqit, kërcënim për stabilitetin; i bëhet thirrje BE-së dhe NATO-s për reagim të prerë

Kryeministri Albin Kurti i ka cilësuar të hënën si kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke theksuar se Beogradi po tregon hapur mbështetje për nxitjen e tensioneve dhe gjuhës së urrejtjes. Reagimi i Kurtit vjen pas kërcënimit të Vuçiqit për “pasoja të paparashikueshme”, lidhur me arrestimin e zyrtarit serb, Igor […]

Vala e të Nxehtit Përfshin Kosovën: Drejtoria e Emergjencave në Prishtinë me Apel për Kujdes të Shtuar

Temperaturat e larta kanë mbuluar territorin e Kosovës, duke nxitur autoritetet të bëjnë thirrje për kujdes të veçantë dhe shmangie të ekspozimit të panevojshëm në diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vendi aktualisht po kalon një valë të nxehti ekstrem, me temperatura maksimale që parashikohet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Këto kushte […]

Shoqata e Prodhuesve kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë: Faturat ende nuk kanë arritur

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, që vepron në kuadër të Lidhjes së Bizneseve, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) pezullimin e menjëhershëm të vendimit për tarifat e reja të energjisë elektrike, duke e konsideruar atë një kërcënim serioz për sektorin prodhues në vend. Përmes një reagimi, Shoqata ka vënë në pah mungesën […]

Gjermania përgatitet për luftë: Plani i emergjencës për spitalet e Berlinit

Autoritetet gjermane kanë aktivizuar një plan emergjence për spitalet në Berlin, si një masë përgatitore për skenarë të mundshëm lufte apo fatkeqësish madhore, në një hap të pazakontë për vendin. Sipas raportimeve mediatike lokale, plani është finalizuar pas një bashkëpunimi dyvjeçar mes Ministrisë së Shëndetësisë të Berlinit, ushtrisë gjermane dhe 12 spitaleve kryesore, ndërsa dokumenti […]

Kontrabandë me mallra të falsifikuara në Vërmicë, arrestohet një doganier dhe një transportues

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë një operacion të suksesshëm në Pikën Kufitare të Vërmicës, me objektiv parandalimin e kontrabandës me mallra. Gjatë këtij operacioni u zbulua dhe u bllokua një tentativë për të kontrabanduar mallra të dyshuara si të falsifikuara, konkretisht veshje sportive të markave të njohura. Pas identifikimit të rastit, Hetuesia […]

Fenomeni i braktisjes së fshatrave në Kosovë, dhjetëra vendbanime mbeten pa banorë

Krahas migrimit nga zonat urbane, një numër i konsiderueshëm fshatrash në komuna të ndryshme të Kosovës janë boshatisur plotësisht. Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) konfirmojnë se në disa komuna ekzistojnë fshatra që aktualisht nuk kanë asnjë banorë të regjistruar. Më poshtë paraqitet lista e fshatrave të zbrazura, sipas komunave: […]

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrtarit serb për spiunazh: Rrjetet e Serbisë po çmontohen me sukses

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë për Inteligjencë, ka zhvilluar sot një operacion të gjerë nën dyshimet për veprimtari spiunazhi. Gjatë këtij aksioni është arrestuar një zyrtar policor i komunitetit serb. Sipas raportimeve të mëhershme të Telegrafit, i arrestuari është Bojan Jevtiq, i cili mbante pozitën e zëvendëskomandantit të policisë në pikën […]