Uran Ismaili konfirmon kandidaturën për kryetar të Komunës së Prishtinës

Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të parin e Prishtinës. Përmes një video-prezantimi në profilet e tij zyrtare, Ismaili ka paraqitur arsyet e rikandidimit, duke shprehur bindjen se kryeqyteti meriton një qeverisje më të mirë dhe më efikase. Në video-mesazh, Ismaili shfaqet në lokacione të ndryshme të Prishtinës, […]

Koci e aplikon Kosovën në librin Guinness për “rekord turpi”: 48 dështime të Kuvendit

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se ka aplikuar zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness për të regjistruar dështimin 48 herë radhazi të konstituimit të Kuvendit të Kosovës si një rekord botëror. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci e ka përshkruar këtë bllokadë institucionale si një “turp” dhe “absurditet demokratik” për vendin. Ai […]

Shukri Buja dënohet me një vit burgim në rastin “Veteranët”, por nuk tërhiqet nga gara për të parin e Lipjanit

Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën e ka shpallur fajtor Shukri Bujën në rigjykimin për rastin “Veteranët”, duke i shqiptuar një dënim prej një viti burgim. Pas këtij vendimi, Buja ka reaguar duke e cilësuar atë si politik dhe si një tentativë për të penguar rrugëtimin e tij politik, transmeton Telegrafi. “Të nderuar qytetarë, anëtarë […]

Haxhiu paralajmëron takim Kurti-Limaj në tentativë për zhbllokimin e Kuvendit

Pak përpara fillimit të seancës konstituive, kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Në një prononcim për mediat, ajo theksoi se ekziston vullnet i ndërsjellë për bashkëpunim mes dy palëve, transmeton Telegrafi. “Sigurisht që do […]

Sukses i jashtëzakonshëm: Me konsensus të plotë dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit

Ashtu siç pritej, edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur ditën e martë, ka përfunduar pa asnjë rezultat. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari (LVV), u bëri thirrje edhe një herë subjekteve politike që të propozojnë anëtarët për Komisionin përkatës, hap ky i domosdoshëm për të proceduar me votimin e kryesisë. […]

Kryeministri Kurti pret në takim emisaren britanike Pierce: Diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe Samiti i Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në një takim të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Takimi mes tyre u zhvillua në formën e një darke pune në rezidencën e ambasadës britanike në Prishtinë. Zyra e Kryeministrit njoftoi se kjo është vizita e dytë e emisares Pierce në […]

Prokuroria jep detaje për arrestimin e zyrtarit të Regjistrimit Civil në Prishtinë, dyshohet për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari publik në Qendrën e Regjistrimit Civil, mbi dyshimet për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Sipas komunikatës zyrtare, operacioni i arrestimit u ekzekutua nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës. “I […]

Kryeziu (KDI): Për shkak të bllokadës, Kosova rrezikon të humbasë 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se bllokada tre-mujore e Kuvendit po prodhon pasoja të drejtpërdrejta dhe të dëmshme për qytetarët e vendit. Sipas tij, pasoja më e rëndë e kësaj krize institucionale është pamundësia e Kosovës për të përfituar nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. “882 milionë […]