Biden flet rreth dokumenteve të klasifikuara që janë gjetur në shtëpinë e tij në Wilmington

1 minute, 5 seconds Read

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se po e merr “seriozisht” rastin e gjetjes së dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware.

“Ne do të shpalosim të gjitha këto dokumente, unë jam i sigurt”, tha ai, raporton cnn.

Biden tha se garazhi ku u gjetën dokumentet ishte i kyçur, pasi gazetarët e pyetën “çfarë po mendonte” me pohimin se dokumentet e klasifikuara ishin pranë Corvette të tij.

“Corvette është në një garazh të mbyllur mirë – kështu që nuk është sikur të jetë i parkuar në rrugë”, tha Biden.

Presidenti tha se do të “ketë mundësi për të folur më shumë për të gjitha këto, së shpejti me dëshirën e Zotit”.

Ndërkohë, ligjvënësja demokrate dhe ish-kryetarja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi ka folur rreth grupit të dytë të dokumenteve të gjetura te shtëpia e të parit të shtetit amerikan.

“Epo, unë mendoj se ka një ndryshim të madh” duke shtuar se “njerëzit e Bidenit po sjellin dokumentet. Ata nuk po pengojnë qasjen në to ose njohuritë rreth tyre. Dhe mendoj se kjo është çështja në fjalë”, pohoi ajo.

Ndryshe, ish-presidentit amerikan, Donald Trump, muaj më parë i ishin gjetur qindra dokumente të klasifikuara në rezidencën e Floridas. /Telegrafi

Publikime te ngjashme