Klinaku akuza të ashpra për Bislimin: “Duhet me t’ardhë marre, kuptohet nëse ke!

0 minutes, 59 seconds Read

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka kritikuar zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin, lidhur me deklarimet e tij për plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

Bislimi mbrëmë ka deklaruar se u bë një publicitet i madh dhe përveç në Kosovë e Serbi, u raportua edhe në media botërore.

E Klinaku, ka akuzuar Bislimin se ndër ata që e bënë të madhe këtë çështje, është edhe vet ai.

“Numri dy i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi për rastin e Shtërpcës:

‘U bë e madhe edhe pse dikush u përball me rrugë të bllokuar dhe gjuajti në asfalt’!

P.S

E ndër ata që e kanë bërë të madhe je edhe ti, kështu që duhet me t’ardhë marre, kuptohet nëse ke”, ka shkruar Klinaku në një postim në Facebook.

Sipas Bislimit, rasti në Shtërpcë ka treguar se sa të ndjeshme janë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe pritjet që janë ndaj Kosovës për zbatimin e mbrojtjes së pakicave.

Publikime te ngjashme