Isa Mustafa mundohet të tallet dhe ironizoj me videon e VV-së: “Një anëtar i qeverisë time kishte më shumë dije se krejt qeveria Kurti”

1 minute, 0 seconds Read

Lëvizja Vetëvendosje dje ka publikuar sërish një video duke përshkruar punën e Qeverisë Kurti gjatë këtyre dy viteve në pushtet, ndërsa ka vazhduar propagandën për shkatërrimin e shtetit nga qeveritë e kaluara.

Videon që nxiti reagime të shumta e ka komentuar edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa, i cili ishte sërish protagonist i videos.

Ai ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje i duhen edhe 20 vjet për t’iu ofruar performancës që kishte qeveria e udhëhequr nga ai.

“Qeverisë së VV-së i nevojiten së paku 20 vjet për t’iu ofruar performancës që kishte qeveria ime. Një anëtar i qeverisë time ka pasur më shumë dije, ekspertizë por edhe ndjenjë të përgjegjësisë ndaj vendit sesa krejt qeveria Kurti, prej të parit deri te i fundit. Kjo qeveri dhe këto institucione janë një konsumim i kotë i votës së qytetarëve-pa vlerë”, ka deklaruar Mustafa.

Kujtojmë se video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka nxitur edhe reagime nga opozita aktuale në vend, të cilët kanë numëruar “skandalet” dhe gabimet e Qeverisë Kurti gjatë qeverisjes për këto dy vite.

Publikime te ngjashme