Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar një veprim të çuditshmë që e kanë bërë deputetët e Vetëvendosjes për Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Bajrami ka thënë se deputetët e VV-së sot kanë thirrë seancë për shqyrtimin e parë të Ligjit nr. 08/L-239 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L114 për zyrtarë publikë që është indryshuar dhe i plotësuar me Ligjin e ri për Zyrtarë Publikë.
Sipas saj, VV janë në dijeni që Ligji për Zyrtarë Publikë është anitkushteuese dhe tani sipas saj, po tentojnë të kapin me çdo formë institucionet.
“Tani LVV/Qeveria duke qënë të vetëdijshëm që ai Ligj është antikushtetues dhe duke tentu që me çdo kusht t’i kapin institucionet kanë sjellë Ligj për plotësim ndryshim të Ligjit të vjetër që është në fuqi.” – ka shkruar ndër të tjera.
Reagimi i saj:
Nuk dinë apo dëshirojnë t’i kapin institucionet me çdo kusht
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetvendosje me 40 nënshkrime ka thirrur sot seancë të jashtëzakonshme në ora 14:00, me dy pika, njëra prej të cilave është shqyrtimi i parë i Ligjit nr. 08/L-239 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L114 për zyrtarë publikë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 08/L-128.
Kjo shumicë me 22 dhjetor të vitit 2022 e kaluar në Kuvend Ligjin e Ri për Zyrtarë Publikë Ligji nr.08/L-197, të cilin LDK e ka dërgu në Gjykatë Kushtetuese.
Tani LVV/Qeveria duke qënë të vetëdijshëm që ai Ligj është antikushtetues dhe duke tentu që me çdo kusht t’i kapin institucionet kanë sjellë Ligj për plotësim ndryshim të Ligjit të vjetër që është në fuqi.
Për të gjithë praktikantët që janë përfshirë në procesin e hartimit të këtij Ligji, a mund të përgjigjeni në dy pyetje:
Çka ndodhë nëse Gjykata Kushtetetuese e shpallë kushtetues Ligjin për Zyrtar Publikë?
Me cilin Ligj do të punoni pastaj?