Bad News Eagles mposhtin përsëri ekipin FaZe dhe kualifikohen tutje në BLAST Paris Major

0 minutes, 45 seconds Read

Ekipi shqiptar nga Kosova kanë mposhtur përsëri ekipin me renditje në vendin e dytë në ranglistën botërore FaZe, për t’u kualifikuar tutje në BLAST Paris Major.

Bad News Eagles kanë siguruar pjesëmarrjen në BLAST Paris Major, pas fitores me rezultat 2-0 me mapa ndaj ekipit FaZe.

Në mapin e parë ‘Inferno’ bNe fituan 16-10, ndërsa në mapin e dytë ‘Mirage’ 16-14.

Kjo është hera e dytë që ekipi shqiptar mposht ekipin FaZe, pasi herën e fundit i eliminuan nga Majori që u mbajt në Brazil.

Tani Bad News Eagles kanë siguruar pjesëmarrjen në BLAST Paris Major, dhe do të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër për ta siguruar edhe fazën ‘Legends Stage’.

Në anën tjetër ekipi FaZe tani mban rekord të ndeshjeve 2-2, dhe e kanë edhe një mundësi të fundit për t’u kualifikuar tutje./Telegrafi

Publikime te ngjashme