Përfaqësuesi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka thënë se sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet që Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Hoxha ka thënë se është befasuar teksa ka dëgjuar diplomatin serb, Ivica Daçiq teksa e bën të kundërtën në ndërkohë që i bën thirrje Kosovës që të respektojë marrëveshjen.
“Sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet se Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organiztat ndërkombëtare. Isha shumë i befasuar ta dëgjoj ministrin Dacic të thotë të kundërtën këtu edhe pse ai i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahet marrëveshjeve. Ne përshëndesim përfaqësuesin e BE-së, Borell, Lajcak, dhe Escobar për angazhimin e tyre. Marrëveshjet vlejnë nëse zbatohen”, ka thënë ai.
Sa i përket zgjedhjeve lokale, Hoxha ka thënë se Kosova i ka organizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe se i vjen keq që serbët nuk kanë marrë pjesë.
“Zgjedhjet lokale janë mbajtur në mënyrë të shkëlqyeshme. Shprehim keqardhje që serbët nuk morën pjesë”, ka deklaruar ai./Express