Afër 300 mijë euro vlera e 2 memorandumeve që Gjilani nënshkroi me Islamic Relief Kosova për bujqit

0 minutes, 52 seconds Read

298,124.43 euro është vlera e 2 memorandumeve të bashkëfinancimit me Islamic Relief Kosova për përkrahjen e fermerëve me serra dhe mekanizëm bujqësor si dhe furnizimin me ujë të pijshëm, ka njoftuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman kemi nënshkruar MoU “Rritja e potencialit për “bujqësi në Kosovë”, projekt në vlerë prej 253 mijë euro, ku do të jenë përfitues 202 fermerë gjilanas, 91 prej tyre me serra nga 100m2, 61 me mekanizëm bujqësor dhe 50 prej tyre përfitues të shpezëve”.

Hyseni ka treguar se edhe buxhetin total pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve.

“Në 2021 buxhetin për bujqësinë e kemi gjetur të planifikuar 389,000.00 euro. Ndërkaq, në vitin 2022 kemi planifikuar buxhet prej 812,000.00 euro për vitin 2023. Me memorandumet e nënshkruara këtë vit në vlerë rreth 730,000.00 euro, buxheti total për bujqësinë është mbi 1.5 milionë euro. Ky është buxheti më i madh për 1 vit që nga paslufta, për sektorin e bujqësisë”, tha ai.

Publikime te ngjashme