Babai i Doarsa Kicës i del krah Albin Kurtit: Albini është enciklopedi e gjallë dhe jemi me fat që e kemi kryeministër

1 minute, 7 seconds Read

Babai i deputetes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e ka vlerësuar lartë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht që ky i fundit tashmë është kundërshtar politik i vajzës së tij.

Në një prononcim për Infokus, babai i deputetes i cili ishte profesor me profesion, ka thënë se i pari i qeverisë është një ‘enciklopedi e gjallë’ siç e quan ai.

Madje ai ka thënë se student më të aftë se Kurti vështirë se do të ketë Kosova.

“Që në fillim do të them se Albin Kurti si politikan nuk dua ta vlerësoj meqë i ka vlerat e veta. Por, për sa i përket anës tjetër, arsimimit të tij qoftë në shkollën e mesme, qoftë student, Albin Kurti ka qenë student i shkëlqyeshëm dhe për mendimin tim personal studentë më të aftë Kosova nuk ka pasë dhe vështirë që do të kenë. Do më thënë Albin Kurti është një enciklopedi e gjallë, prandaj fati i mirë është që e kemi edhe kryeministër dhe shpresoj që edhe në atë aspekt të jetë i mirë”, u shpreh babai i deputetes i cili preferoi që të indetifikohet vetëm në këtë mënyrë./Gazeta Infokus

Ndiqeni deklaratën e plotë të tij:

Publikime te ngjashme