Sokoli i bindur se dy ndeshjet e Superligës do të hetohen nga UEFA

0 minutes, 52 seconds Read

Trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli ka thënë se është i bindur që UEFA do të hetojë dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, Ferizaj – Dukagjini dhe Trepça ’89 – Prishtina.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Sokoli tha se organi më i lartë i futbollit europian nuk vepron menjëherë, por pret deri në disa vite për të marrë ndonjë vendim

‘’Ju garantoj që këto ndeshje do të heton edhe nga UEFA. Mënyra se si hetohet sepse masat nuk merren menjëherë, por grumbullohen pritet 1-2 vjet,’’ tha ai.

Tutje, shefi i shtabit teknik të Malishevës deklaroi se në karrierën e tij të gjatë në futbollin kosovar ende nuk ka parë asnjëherë kësi lloj goli në elitën e futbollit kosovar.

‘’Nuk kam parë asnjëherë kësi lloj goli në Superligë, e them se kjo është një gjë shumë e rrallë nuk ndodh. Por, derisa organet kompetente nuk marrin ndonjë vendim ne nuk mund të akuzojmë ndokënd,’’ theksoi Bylbyl Sokoli.

Publikime te ngjashme