Avokatja Alagandra: Jakup Krasniqi u detyrua ta luftonte regjimin që shkaktoi kaos në Ballkan

0 minutes, 57 seconds Read

Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në deklaratën e saj mbrojtëse para Gjykatës Speciale tha se klienti i saj u detyrua të luftojë kundër regjimit që shkaktoi kaos, shumë lot dhe vrasje në Balllkan.

“Jakup Krasniiq tani është 72 vjec. 25 vjet më parë ai u ndje i detyruar të bëhet pjesë e UCK-së. Nuk mund të harrojmë që regjimi që ai po luftonte ishte regjimi që shkaktoi kaos e mjerim në Ballkan. Ky regjim shkaktoi gjenocidin në Srebrenicë. Roli i Jakup Kransiqit si zëdhënës i UCK është i njohur për të gjithë. Në marredhëniet e tij me mediat dhe përfaqësuesit ai përdorte emrin e tij. Gjithcka që ka bërë ai ka qenë publike dhe e hapur”, tha ajo, raporton Demokracia.com.

Avokatja tha se Krasniqi nuk përmendet në raportin e Dick Martyt.

Alagendra tha se Krasniqi nuk është arrestuar kurrë për ndonjë krim.

“Kam besim të plotë, jo vetëm sesi prokuroria ka dështuar, por edhe sesi ai nuk do të duhej të akuzohej fare“, tha Alagdendra.

Publikime te ngjashme