Ukrainasit publikojnë videon e re të shkatërrimit të tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara ruse në Vuhledar

0 minutes, 47 seconds Read

Ushtria ukrainase ka publikuar në Telegram pamje të reja të shkatërrimit të tankeve ruse që ishin nisur drejt Vuhledarit, qytet ky në lindje të Ukrainës.

Videoja me dron ka regjistruar sulmet ruse në Vuhledar si dhe kundërpërgjigjen e artilerisë ukrainase, që shkatërron disa tanke dhe mjete të blinduara, transmeton Telegrafi.

Në video shihen ushtarët rusë duke ikur nga tanku që u godit në mënyrë direkte. Në pjesë tjerë të videos shfaqen mjetet e blinduara ruse që janë shkatërruar, ku një tank më pas lëvizë dhe tërhiqet në drejtimin nga kishte ardhur.

Sipas të dhënave të ekipit të pavarur Oryx që merren me regjistrimin e humbjeve ruse si në teknikë ashtu në njerëz që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moska ka humbur 1.779 tanke, ku 1.049 janë shkatërruar.

Rreth 548 janë sekuestruar nga forcat ukrainase, kurse pjesa tjetër është braktisur nga rusët në fushëbetejë. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme