author

Brnabiq e ofendoi, Von Cramon i përgjigjet: Sjellja e pacivilizuar e saj flet shumë!

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit ofendoi eurodeputeten duke i thënë “duhet të turpërohet”, pasi Cramon tha se bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike. Cramon, duke komentuar postimet në Twitter që ia […]

Ukrainasit shkatërrojnë ndërtesat në Bakhmut që i shfrytëzonin pjesëtarët e Wagnerit, i sulmuan me sistemin raketor JDAM që për herë të parë u përdorën në Kosovë

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet që me gjasë janë filmuar nga droni, ku shihet shkatërrimi preciz i disa ndërtesave në Bakhmut. Rob Lee, një analist ushtarak amerikan, ish-marins i doktoruar në Departamentin e Studimeve të Luftës në King’s College në Londër, ndau videon në Tëitter, duke shkruar se ishte e mundur që të ishte […]

Presidentja Osmani nga foltojra e kuvendit të Maqedonisë së Veriut kërkon që të rriten investimet në vendbanimet shqiptare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mbajti një fjalim para deputetëve. Osmani gjatë fjalimit përmendi miqësinë shumëvjeçare dhe lidhjet e forta që kanë dy vendet për shkak të afërsisë gjeografike por edhe lidhjeve farefisnore që kanë qytetarët. Osmani theksoi se qëllimi i përbashkët i dy vendeve është […]

Vritet në atentat Ayatollahu Soleimani, i afërt me Liderin Suprem të Iranit Ali Khamenei

Ayatollahu iranian Abbas-Ali Soleimani ishte ish përfaqësues i Liderit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Ayatollahu iranian Abbas-Ali Soleimani, anëtar i Asamblesë se Ekspertëve për Lidership në Iran është vrarë mëngjesin e të mërkurës në qytetin veriorë të Babolsar sipas mediave iraniane. Soleimani ka qenë i afërt me liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Ai ishte […]

Gjatë intervistës kishte probleme me stomakun, momenti kur Erdogan ndërpret intervistën televizive dhe reagimi i gazetarit!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të martën ndërpreu një intervistë të drejtpërdrejtë televizive përpara se të kthehej dhe të kërkonte falje, duke thënë se kishte probleme me stomak. Sipas mediave të huaja, udhëheqësi 69-vjeçar turk të martën mbajti tri fjalime në fushatën elektorale para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 14 maj. Ai do ta mbyllte […]

Rrumbullaku tregon se pesë shtetas britanikë dhe një portugez janë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit në Shëngjin

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bën me dije se janë shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e Ardian Nikulajt. “Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë me qëllim zbardhjen e autorësisë së ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan […]

Brnabiç anulon vizitën në Greqi, mediat greke shkruajnë se Mitsotakis ka prishur marrëdhëniet diplomatike me Serbinë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit që fillon nesër në Greqi. Lajmin e bëjnë me dije disa media opozitare greke sipas të cilave ky zhvillim vjen menjëherë pas shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe përkrahjes së saj nga 33 prej […]

Zbulohet një planet i ri me oqean

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të ri, që është 245 vite dritë larg nga Toka dhe është quajtur TOI-733b. Madhësia e tij është pak më pak se dyfishi i rrezes së Tokës dhe paraqet një veçanti: mungesën e atmosferës. Ekspertët, për momentin, kanë paraqitur dy mundësi. E para është se mund ta ketë humbur këtë […]

HETIMET: “Si je Ardian”, portugezi foli shqip, kur ishte momenti që ai e tradhtoi veten, femra e përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt

Në momentin e vrasjes së Ardian Nikulajt, killeri ka thënë në shqip: “Si je, Ardian”. Kjo është konfirmuar nga dëshmitë gjatë hetimit dhe u përfol si mënyra që përdori vrasësi për të konfirnuar identitetin e viktimës. Por me sa duket, portugezi i paguar për të vrarë biznesmenin politikan në lokalin e tij ka mësuar vetëm […]

Ekskluzive: Zbardhet emri i porositësit dhe financuesit të vrasjes në Shengjin të biznismenit nga Lezha, Ardian Nikulajt! Kush janë emrat e bashkëpunëtorëve?

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije ngjarja ka ndodhur për movite gjakmarrje dhe se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një shtetas portugez i […]