Presidentja Osmani nga foltojra e kuvendit të Maqedonisë së Veriut kërkon që të rriten investimet në vendbanimet shqiptare

1 minute, 2 seconds Read

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mbajti një fjalim para deputetëve. Osmani gjatë fjalimit përmendi miqësinë shumëvjeçare dhe lidhjet e forta që kanë dy vendet për shkak të afërsisë gjeografike por edhe lidhjeve farefisnore që kanë qytetarët.

Osmani theksoi se qëllimi i përbashkët i dy vendeve është familja evropiane, ku siç tha, atje e kemi të ardhmen dhe se kemi dëshmuar se aty e kemi vendin.

Osmani kërkoi rritjen e investimeve në vendbanimet shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut.

“Të prirë nga vizioni për mirëqenie të shtuar e me qëllim të kapërcimit të sfidave soci-ekonomike, me të cilat ballafaqohet i gjithë rajoni ynë, rritja e investimeve edhe në rajonet ku jetojnë shqiptarët dhe fuqizimi edhe më shumë i vetëqeverisjes lokale me kapacitete dhe financa, shpresoj të shihet si prioritet.

Në këtë mënyrë krijohen mundësi shtesë që qytetarëve t’u ofrohen shërbime më cilësore si dhe të garantohet përdorimi i gjuhës shqipe, në të gjitha institucionet e vendit”, tha Osmani./Telegrafi

Publikime te ngjashme