Ekskluzive: Zbardhet emri i porositësit dhe financuesit të vrasjes në Shengjin të biznismenit nga Lezha, Ardian Nikulajt! Kush janë emrat e bashkëpunëtorëve?

3 minutes, 34 seconds Read

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije ngjarja ka ndodhur për movite gjakmarrje dhe se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një shtetas portugez i cili ka bashkëpunuar edhe me 5 persona të tjerë të huaj. Njëri prej tyre ka shtetësi shqiptaro-britanike.

Janë shpallur në kërkim:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)
Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)
Harry Simson, shtetas britanik
Harriet Bridgeman, shtetase britanike
Thomas Mithan, shtetas britanik
Steven Hunt, shtetas britanik
Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje.

Rrumbullaku bëri me dije se për hetimin e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor që ka sekuestruar provat biologjike që provojnë përfshirjen në krim të shtetasve të shpallur në kërkim. Duke qenë se të gjithë personat që bashkëpunim për ngjarjen janë larguar nga territori i Shqipërisë, policia po bashkëpunon me partnerët ndërkombëtar për arrestimin e tyre.

Ndaj të shpallurve në kërkim rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Në kuadër të detajeve të reja të mësuara, portugezi ka furnizuar motorin e tij në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkoder. Kjo është zbuluar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.

Ai ka qenë i kamufluar me të njëtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar.

Motomjeti dyshohet të jetë blerë nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje. Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit. Policia është rikthyer sërish në zonën e Gjadrit dhe Kakarriqit, duke bërë kontrolle në disa banesa në kërkim të gjurmeve të autorit. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në banesat e disa personave të cilët kanë lidhje me fisin Lekstakaj.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të bëra nga policia ditën e sotme, në një banesë të braktisur mësohet se janë gjetur rrobat të cilat dyshohet se janë të njëjtat që autori ka përdorur ditën e vrasjes. Rrobat e gjetura janë dërguar në laborator për ekzaminim të mëtejshëm.

Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj:

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.

Publikime te ngjashme