Rrumbullaku tregon se pesë shtetas britanikë dhe një portugez janë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit në Shëngjin

1 minute, 3 seconds Read

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bën me dije se janë shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e Ardian Nikulajt.

“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë me qëllim zbardhjen e autorësisë së ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan si provë materiale, gëzhoja të armës së zjarrit, celulari ‘Iphone’ dhe prova të tjera biologjike. Njëkohësisht grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta proceduriale, këqyrjes së itinerarit të autorëve para dhe pas ngjarjes së rëndë. Janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar nga momenti i organizimit dhe dinamikat e përshkruar nga shtetasit e përfshirë. Nga veprimet janë siguruar provat që u përkasin këtyre autorëve.

Për kryerjen e krimit, është dokumentuar përdorimi i tyre për një periudhë kohore të gjatë para kryerjes së vrasjes. Janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas të dyshuar si autorë për vrasjen.

E.H, me shtetësi shqiptare dhe britanike

R.R.S, shtetas portugez

H.H shtetas britanik

H.B shtetase britanike

H.M shtetas britanik

S.P.H shtetas britanik”-tha Rrumbullaku.

Publikime te ngjashme