Nga sot ka hyrë në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive. Banorët e zonave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë që shtrihen përgjatë brezit 30 kilometra në dy anët e kufirit do kenë mundësi të lëvizin pa iu nënshtruar procedurave të kontrolleve. […]
Në Bosnjë dhe Hercegovinë është mbajtur takimi vjetor i Përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes të Parlamenteve të Evropës Juglindore, ndërsa në këtë takim përfaqësuesit e Kosovës janë përballur me grushte në tavolinë e tentativë të Serbisë për mbyllje të mikrofonave. Kështu ka njoftuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, anëtar i Komisionit për Siguri dhe […]
Momentet e fundit të jetës së Hajrush Ziberit, shqiptarit të vrarë nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës në Bosnjë, ishin dokumentuar përmes fotografisë së shkrepur nga fotoreporteri i luftës, Ron Haviv. “Ai punonte në një piceri në Bosnjë, paramilitarët serbë e morën letërnjoftimin e tij dhe filluan të bërtasin ‘Kosova, Kosova’. Ishin të frustruar. Në […]
Nënkoloneli britanik Chris Warren është rikthyer në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit dhe në një video të publikuar nga ambasada britanike ai ka dhënë përshtypje e tij për ndryshimin e ndodhur në Kosovë që nga viti 1999. Ai ka treguar se kishte hyrë në Kosovë në mëngjesin e 12 qershorit 1999 dhe ka thënë […]
Fshati Biti e Ulët në komunën e Shtërpcës është shndërruar në simbol të bashkëjetesës së serbëve dhe shqiptarëve. Përveç se shfaqin respekt të ndërsjellë dhe shoqërohen në baza ditore, ata ndihmojnë njëri-tjetrin sa herë që është e nevojshme, përfshirë edhe në punët e fshatit.
Shtatorja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair është zbuluar të mërkurën në Ferizaj në shenjë nderimi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës. Në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës në qytetin e Ferizajt është zbuluar shtatorja e Tony Blair, e cila është vendosur në sheshin që mban emrin e ish-kryeministrit britanik. Në ceremoninë […]
Udhëheqësit e shtatëve vendeve më të industrializuara në botë të njohur si G7, kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë nëpërmjet përdorimit të aseteve të ngrira ruse deri në fund të vitit, njoftoi presidenca franceze. “Ne kemi një marrëveshje”, tha një zyrtar i presidencës, përpara samitit të G7 në Itali, i cili do […]
Katalogu turistik është një mjet i fuqishëm për promovimin e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve. Ai ofron një pasqyrë të detajuar të destinacioneve turistike, atraksioneve, aktiviteteve dhe shërbimeve që një vend ose rajon ka për të ofruar. Përmes fotografive të bukura, përshkrimeve tërheqëse dhe informacionit të dobishëm, katalogu ndihmon turistët potencialë të kuptojnë më mirë […]
Ka nisur parakalimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Siç është bërë e ditur, për herë të parë në këtë parakalim paraqiten armët e reja të ushtarëve dhe policëve të Kosovës.
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Jashari ka thënë se për këtë ditë është derdhur shumë gjak. Ai ka thënë se më i kënaqur nuk ka qenë asnjëherë pasi ka arritur ta gëzojë çlirimin e Kosovës. “Qysh më mirë, më i kënaqur nuk […]