Arrestohet një i dyshuar në Skenderaj dhe konfiskohen mbi 59 kg marihuanë

0 minutes, 36 seconds Read

Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve të ndryshme policore, sot rreth orës 16:20, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Njësia Mitrovicë Jugu, të asistuar nga njësi tjera policore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajit, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit: E.A., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 kilogramë e 973 gramë, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë.

Publikime te ngjashme