Pronari i “Bukë e Zemër” Ridvan Muharremi, deponon padi për shpifje kundër Berat Buzhalës

1 minute, 25 seconds Read

Pronari i Restaurantit ‘Bukë e Zemër’ Ridvan Muharremi, ka dorëzuar padi në Gjykatë për gazetarin Berat Buzhala dhe Ndue Gjinin.

Ja postimi i tij i plotë:

Pas publikimit dje në media, në tribunalin e Hagës – dhomat e specializuara dhe kërkesës së avokatit mbrojtës të z. Hashim Thaçi, për tu ndriçuar rasti i dëshmitarëve të montuar, të cilat janë trillim dhe shpifjet e Ndue Gjinit dhënë ne intervistën e kryeshpifësit Berat Buzhalës në të cilën është njollosur emri im, ndjej të nevojës që ta njoftoj gjithë opinionin, se bëhët fjalë për shpifje të llojit më të rëndë dhe nivelit më të ulët njerëzorë, me prapavi të përfitimeve, intrigave, shantazhimit dhe gjithcka tjetër të pandershme dhe jonjerëzore .

Nuk kam reaguar deri sot për faktin e vetëm se i vetmi vend ku mund të spjegohen shpifjet ka adresë dhe ato janë organet e rendit. Ato shpejtë do të ndriҫohen përmes procedurave ligjore, me bindjen se do të vërtetohet pastërtia ime morale, njerëzore të cilat me mund e sakrificë i kam ndërtuar dhe trashiguar nga të parët e mi, duke dhënë kontribut të pakursyer për të arritur deri te ҫlirimi i vendit. Kontributet e mia dhe te familjes time jane evidente, për kend do qe perpiqet ta veje ne pyetje integritetin tim.

Njoftoj opinionin se keto shpifje te turpshme do te ndriçohohen nepërmes rrugëve ligjore dhe gjithsesi do te gjykohen per shqetësimet që me jane shkaktuar mua dhe familjes time deri tani.
Sinqerisht, Ridvan Muharemi./Kosovapost

Publikime te ngjashme