Arrestimi nga Specialja, Bahtjari e Januzi paraqitjen e parë në Hagë do ta kenë më 9 tetor

0 minutes, 46 seconds Read

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se ka arrestuar Ismet Bahtjarin dhe Sabit Januzin, të njëjtit janë transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në lidhje me këtë, Dhomat e Specializuara e Kosovës ka deklaruar se paraqitjet e tyre të para do të jenë të hënën, me datën 9 tetor.

Sipas njoftimit, sipas aktakuzës së konfirmuar, midis më së paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Januzi dhe Bahtjari u takuan secili më vete me dëshmitarin 1 për ta nxitur dëshmitarin 1 që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi.

“Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari u arrestuan dje, më 5 tetor 2023, në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të fletarrestimeve, urdhrave për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatë

Publikime te ngjashme