Connect with us

Kosovë

La fëmijët pa përkujdesje dhe shkoi në motel me të dashurin, gruaja në Pejë ankohet se burri e dëboi nga shtëpia

Publikuar

me

Tradhtia është një nga shkaqet më të shpeshta të problemeve në çift. Në shumë raste ajo mund të jetë vdekjeprurëse për mbijetesën e një marrëdhënieje, për shkak se partneri i tradhtuar, nuk është gjithmonë në gjendje të kapërdijë zbulimin “e madh” dhe të vazhdojë lidhjen si më parë.

Një aferë jashtëmartesore duket se i ka kushtuar shtrenjtë një gruaje në qytetin e Pejës. Ajo është ankuar në Polici se bashkëshorti i saj e ka dëbuar nga shtëpia dhe dashnori është ndarë nga ajo.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur menjëherë pasi përcolli bashkëshortin për në punë, 20-vjeçarja F.K., mbylli dy fëmijët e saj të mitur të moshave 3 dhe 2-vjeç në shtëpi dhe shkoi të takohej me dashnorin e saj.

Ajo kishte nisur një lidhje jashtëmartesore tash e dy muaj me personin që e kishte njohur së fundi e me të cilin shkoi në motel ku edhe kaloi 24 orë duke lënë totalisht në mjegull familjen e saj që s’dinin se ku ndodhej.

Mëngjesin e së premtes, 24 orë pasi kishte dalë nga shtëpia, ajo u kthye në folenë që e kishte ndërtuar me bashkëshortin e saj, por ky i fundit e dëboi dhe nuk e la të hynte brenda.

Për gjithë atë që përjetoi, ajo kërkoi ndihmën e Policisë, duke bërë që njësitë policore të ftojnë bashkëshortin e 20-vjeçares për intervistim.

30-vjeçari nga Peja ka deklaruar në Polici se kur është kthyer në shtëpi ka gjetur fëmijët e tyre në gjendje të mjerueshme dhe menjëherë kishte tentuar që të kontaktojë me bashkëshorten, e cila nuk ndodhej në shtëpi. Por kjo sipas tij ishte e pamundur, për shkak se gruaja nuk ishte paraqitur në telefon dhe nuk kishte treguar se ku ndodhet.

Pas dëshmisë së burrit, ndaj 20-vjeçares është iniciuar rast si e dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që asaj t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Reklama