Connect with us

Kosovë

Ngjela thotë se Kosova ka trembur terrorizmin serb si dhe ka shqetësuar edhe këtë shtet!

Publikuar

me

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka folur për raportet ndërhistorike mes shqiptarëve dhe serbëve.

Fillimisht, ai tha se serbët ende po vijojnë në histori të sillen si pushtuesit më qesharakë të kohëve moderne. Por tani nuk kanë më forcë, dhe janë të diskredituar botërisht në Perëndim, si terroristë.

Po ashtu, Ngjela, potencoi faktin se ardhja e Kosovës si shtet i pavarur, e ka sjellë në kohë historinë mijëravjeçare të shqiptarëve autoktonë në Gadishullin Ilirik.

“Kosova ka trembur terrorizmin serb, ka trembur Moskën dhe Beogradin politik, por ka futur në shqetësim edhe Greqinë, për territoret e pushtuara shqiptare, nga Janina e deri në Prevezë.

Shteti i Kosovës dhe riformimi i forcës shqiptare ka shqetësuar edhe Nishin, sepse shpërngulja e rreth 250-300 mijë shqiptarëve të pastrimin etnik monstruoz që ndërmorën ushtritë ruse në vitin 1887-1888, në sanxhakun e Nishit, është një fakt historik që njihet me vendime ndërkombëtare”, deklaroi avokati shqiptar.

Postimi i plotë

Më në fund Shqipëria dhe shqiptarët kanë dalë nga fatkeqësia e tyre, e nisur përgjatë mesjetës, kur Perandoria Osmsne pushtuese e Arbërisë, i jepte toka dhe territore shqiptare Serbisë.

Dhe, kur historianët e Serbisë, me një marrëzi, si edhe sot, i quanin dhe i quajnë serbët autoktonë në Ballkan, që nga lashtësia.

Komedi që vijon…

Kurse…

Shqipëria tani është një aleate shumë e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe këtu fillon faza e dytë e historisë moderne të Shqipërisë.

Dhe serbët janë të trembur si pushtues të territoreve shqiptare.

Dhe grekërit janë gjithashtu të shqetësuar nga historia e forcës së fazës së dytë të historisë së Shqipërisë.

Por, le të vijojmë nëpër të dyja fazat e pavarësisë se Shqipërisë 1912-2008

I.

Kisha dhe historiografia serbe gënjen popullin e saj, kur dihet se sllavët, si dyndje, kanë ardhur në Evropë ne vijim të dy shekujve, nga shekulli i gjashtë në shekullin e tetë pas Krishtit…

Serbët ende po vijojnë në histori të sillen si pushtuesit më qesharakë të kohëve moderne. Por tani nuk kanë më forcë, dhe janë të diskredituar botërisht në Perëndim, si terroristë.

Vetë Serbia është një krijim terrorist antishqiptar, dhe jo një krijim etnik; se ajo është një gënjeshtër terroriste e një shoqërie që as vetë nuk e di se i çfarë etnie i takon të jetë.

Kurse, shqiptarët e Kosovës, tani në pavarësinë e tyre, po tallen rëndë me përrallat e lashtësisë serbe në Evropë, sepse ata e dinë që pavarësia e Kosovës ka cekur nismën e fillimit të fazës së dytë të historisë së Shqipërisë.

ll.

Ardhja e Kosovës si shtet i pavarur, e ka sjellë në kohë historinë mijëravjeçare të shqiptarëve autoktonë në Gadishullin Ilirik.

Prandaj…

Kosova ka trembur terrorizmin serb, ka trembur Moskën dhe Beogradin politik, por ka futur në shqetësim edhe Greqinë, për territoret e pushtuara shqiptare, nga Janina e deri në Prevezë.

Shteti i Kosovës dhe riformimi i forcës shqiptare ka shqetësuar edhe Nishin, sepse shpërngulja e rreth 250-300 mijë shqiptarëve të pastrimin etnik monstruoz që ndërmorën ushtritë ruse në vitin 1887-1888, në sanxhakun e Nishit, është një fakt historik që njihet me vendime ndërkombëtare.

Prandaj, për të gjitha këto…

Forca e Shqipërisë së Bashkuar duhet të fillojë historinë e re të rikthimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në etninë e vet territoriale.

Por, ndërkohë, politika e lartë shqiptare nuk drejtohet ende nga interesi shqiptar. Kurse, është e sigurt se, dalja e Kosovës si shtet i pavarur, në pahun historik të kohës sonë, do ta shtrëngojë me asgjësim, edhe në Shqipëri, shitjen e interesit kombëtar nga politika e lartë shqiptare.

Atëherë…

Pse janë trembur pushtuesit serbë dhe grekë dhe, bashkë me ta, edhe korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar?

Sepse kjo po duket të jetë një skemë e studiuar amerikane.

Por, si ka rrjedhur vështirësia e çështjes shqiptare deri në kohën tonë?

III.

E para ishte Austro-Hungaria, ajo që e mori me zulm pavarësinë e etnisë së plotë shiptare, duke filluar që nga viti 1890 e deri në vitin 1912-1913, por arriti të merrte vetëm 28 mijë km2 të Shqipërisë, dhe asgjë tjetër, në një territor shqiptarësh që shkonte deri në mbi 70 mijë km2..

Rusia dhe Franca mbështetën Serbinë dhe Greqinë, edhe pse e dinin që serbët ishin pushtues të territoreve shqiptare, kurse më shumë se 70% e popullsisë së Greqisë ishte arvanitase, domethënë shqiptare.

Lufta e Parë Botërore ua humbi shqiptarëve shpresën austriake, dhe Shqipëria po merrte fund. Ajo u vendos që të ndahej mes Serbisë dhe Greqisë.

Por, ishte Amerika me presidentin e saj të madh Ëoodroë Ëilson, që vuri veton proshqiptare në Konferencën e Parisit në vitin 1919. Dhe Shqipëria mbeti të ishte sërish ajo e vitit 1912-1913.

Por…

Lufta e Parë Botërore e nxori Amerikën si fuqi të madhe në arenën ndërkombëtare perëndimore. Dhe këtu fillon edhe historia e re e Shqipërisë, e cila vijon edhe sot si aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës..

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paguan paratë e luftës së Parë Botërore, dhe prandaj ajo kërkoi araçin, dhe doli si mbrojtësja e madhe e trritorit të Shqipërisë.

Pikërisht këtu filloi një tjetër histori për shqiptarët dhe Shqipërinë.

E cila vijon…

IV.

Histeria antishqiptare po vijonte edhe pas vitit 1919.

Por…

Ishte presidenti amerikan Xhon F. Kenedi që i tha primatit sovjetik Nikita Hrushov, në Vjenë në vitin 1961: “Nuk preket Shqipëria”, dhe i futi andej nga kishin dalë edhe grekërit edhe serbët, se Rusia (Bashkimi Sovjetik) në këtë vit u largua nga Vlora.

Por ishte presidenti tjetër amerikan, Richard Nikson, që i tha Josip Broz Totos në vitin 1972: “Kosovën e dua republikë brenda Jugosllavisë”. Dhe Titoja e shpalli njësi konstituente, me parlament, qeveri dhe president shqiptar, në një autonomi të gjerë të saj.

Pikërisht këtu, në fakt, e filloi Kosova jetën e vet si shtet i pavarur dhe vetë Shqipëria fazën e dytë të historisë së saj si një ribërje dhe si riformim të Arbërisë.

Por…

Koha e solli sërish një president tjetër të famshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, që me luftë, vendosi më në fund çlirimin e Kosovës nga Serbia, në vitin 1999.

Dhe Kosova e shpalli pavarësinë e saj juridike në vitin 2008. Dhe pikërisht këtu u konsolidua realisht faza e dytë e pavarësisë së Shqipërisë etnike, e cila si fazë e parë kishte nisur në 28 nëntor të vitit 1912.

E pra, po tani?

V..

Tani gjithçka varet nga shqiptaret në të dy shtetet që na i ka siguruar Amerika, superfuqia unike e botës së sotme. Por shqiptarëve tani, edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, u duhet të lajnë një herë e mirë hesapet me të shiturit e korruptuar që i kanë drejtuar e po i drejtojnë.

Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri tani po ndihet i trembur. Por, befas, i trembur u tregua edhe Rama, kryeministri aktual, kur nuk pranoi zgjedhje të vërtetë të kryetarit të Prokurorisë së Posaçme.

Por, pikërisht në këtë kohë, ambadadoria amerikane në Tiranë, Yuri Kim, vizitën e parë të këtij viti e bëri në zyrën e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme.

Atëherë çfarë po ndodh?

Po përparon koha e reformës antikorrupsion në Shqipëri, e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse SPAK kuptohet se ka marrë goditje të fortë nga Uashingtoni, në mënyrë që ky realisht të tregojë forcën e ligjit.

“Mbi ligjin, nuk mund të qëndrojë askush”, tha para disa ditësh politika amerikane në Tiranë.

Kjo goditje, e dhenë në këto ditë nga politika amerikane kundrejt SPAK-ut, pritet të japë riorganizimin e procesit penal kundër krerëve të korruptuar të politikës së lartë në Tiranë.

Tani që Rusia po dështon në Ukrainë, politika amerikane drejt Shqipërisë pritet të jetë shumë e fortë, dhe kjo do të sjellë fillimin e goditjes penale të korrupsionit të lartë shtetëror.

Të paktën këtë na dha të kuptuar para disa ditësh ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

VI.

Po politika amerikane, çfarë duhet të bëjë ndërkohë në Tiranë?

Politika amerikane, e cila tani kuptohet se e ka marrë drejtimin e Shqipërisë, duhet të vendosë në gatishmëri ushtrinë;

Duhet të shtrëngojë me fakte SPAK-un që ky të ushtrojë forcën penale kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar;

Politika amerikane duhet të forcojë SHISH-in, dhe të gjitha strukturat mbrojtëse për t’i vënë ato në shërbim mbrojtës të Prokurorisë së Posaçme dhe të Gjykatës së Posaçme;

Politika amerikane duhet të shpallë botërisht, para opinionit publik shqiptar, faktet që i ka dhënë SPAK-ut kundër korrupsionit të lartë shtetëror.

Nëse të gjitha këto do të kryhen, ka tepër gjasë që Shqipëria të hyjë në fazën e tretë të pavarësisë së saj etnike, domethënë në Bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Reklama