Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 17-vjeçari

0 minutes, 27 seconds Read

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në Baldushk, ku shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Publikime te ngjashme