Firma e biznesmenit shqiptar, Burim Hazrolli bëhet sponsor i klubit gjerman Augsburg

1 minute, 7 seconds Read

Firma e biznesmenit shqiptar, Burim Hazrolli, është bërë sponsor i skuadrës së njohur gjermane, Augsburg. Hazrolli Group ka arritur një marrëveshje për sponzor Premium me FC Augsburg.

Firma e biznesmenit shqiptar, Burim Hazrolli është bërë sponsor i skuadrës së njohur gjermane, Augsburg.

Lajmi është bërë i ditur të hënën përmes një postimi në Facebook nga Hazrolli Group.

“Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje për Sponzor Premium me FC Augsburg!,” thuhet në postimin e tyre.

Hazrolli Group është kompani e cila merret ndërtimin dhe shitjen e objekteve si dyer, dritare, fasada strukturale dhe roleta.

Përveç në Gjermani, pronari Burim Hazrolli që nga viti 2019 biznesin e tij e ka shtrirë edhe në Suharekë.

Duhet cekur se, Hazrolli është sponsori kryesor i boksierit të njohur shqiptar Robin Krasniqi.

Para pak vitesh, ai kishte dhënë një milion euro për procesin gjyqësor të boksierit në kërkim të drejtësisë për humbjen ndaj Dominic Boesel.

Krasniqi kishte humbur 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve, por ai së bashku me ekipin e tij e kishin konsideruar si të padrejtë këtë vlerësim të tyre.

Ndryshe, Hazrolli në shkurt të këtij viti kishte organizuar në Mynih mbrëmbjen e boksit të shqiptarëve në palestrën ‘Audi Dome’.

Publikime te ngjashme